Nderkombetar

Raporti Mbappe-Deschamps ka arritur një ‘rrugë pa kthim’ – ylli i Realit nuk dëshiron të luajë më për Francën

Kylian Mbappe duket se nuk ka ndonjë dëshirë për të luajtur më për Francën, pasi raporti i yllit të Real Madridit me Didier Deschamps duket se është përkeqësuar.

Përjashtimi i Mbappes nga kombëtarja e Francës për herë të dytë radhazi ka ngritur thashetheme për të ardhmen e tij me ‘Gjelat’.

Sipas gazetarit Romain Molina, vendimi i tij është ndikuar nga tensionet e vazhdueshme mes tij dhe Deschamps, andaj sulmuesi francez ka vendosur që të mos rikthehet në Clairefontaine pasi raporti i tij me trajnerin është ‘i brishtë’.

Duke adresuar vendimin e tij, Deschamps ofroi detaje të limituara, por bëri me dije se ai e ka marrë këtë vendim pas një bisede me Mbappen.

“Unë kisha disa biseda me të. Mendova rreth kësaj dhe e mora vendimin. Mendoj se është më mirë kështu”.

“Nuk do të argumentoj. Çfarë mund të iu them juve janë dy gjëra: Kylian deshi që të vija dhe nuk ka të bëjë me ndonjë arsye jashtë futbollit”, ka thënë Deschamps.

Megjithatë, raportimet nga mediat franceze sugjerojnë të kundërtën, pasi besohet se Mbappe mund të hezitojë ta përfaqësojë sërish Francën në rast se situata me trajnerin nuk ndryshon së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme të tjera

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Bota

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Uncategorized

Nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Gazeta Publiku 2024

Exit mobile version