Fun

Monedha e rrallë amerikane shitet mbi 500 mijë dollarë

Një monedhë e rrallë amerikane, një dhjetëshe pa shenjën e stampës, u nxor në ankand për 506250 dollarë, gati 30 herë më shumë se çmimi për të cilin ishte shitur 46 vjet më parë.

GreatCollections, e cila organizoi ankandin e “Dhjetëshe pa S të vitit 1975”, tha se monedha u ble nga një koleksionist i Ohios dhe nëna e tij për 18200 dollarë në vitin 1978 dhe mbeti tek familja për gati 50 vjet.

Familja e koleksionistit vendosi ta nxjerrë monedhën në ankand, dhe ajo u vlerësua me gradën Proof-67 nga Shërbimi Profesional i Vlerësimit të Monedhave përpara se të shitej për 506250 dollarë, shkruan upi.com.

Ne patëm interes për këtë raritet modern nga e gjithë bota – koleksionistë seriozë nga Gjermania, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe koleksionistë nga Shtetet e Bashkuara – mbi 400 ofertues unikë po e ndiqnin ankandin”, tha presidenti i GreatCollections, Ian Russell.

Dhjetëshja është e veçantë për mungesën e shenjës “S” që tregon se është prodhuar në San Francisco. Ajo është vetëm një nga dy ekzemplarët e njohur që ende ekzistojnë.

“Ky është Grali i monedhave moderne, një që mungon në koleksionet institucionale të Smithsonians, ANS dhe ANA. Pas ofertimit, ajo përfundimisht u fitua nga një klient i hershëm i yni, i cili vlerëson raritete që shfaqen rrallë në treg. Qëllimi i tij është që familja ta zotërojë për 46 vitet e ardhshme, ashtu si familja e shitësit që e dorëzoi te GreatCollections”, tha Russell. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme të tjera

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Bota

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Uncategorized

Nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Gazeta Publiku 2024

Exit mobile version