Lajme

Ndikimi i diasporës në ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij të takimeve me diasporën, duke iu kërkuar votën emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Por përtej votës, pse është e rëndësishme diaspora?

Në aspektin ekonomik dhe financiar, emigrantët shqiptarë sjellin para pranë familjeve të tyre në atdhe, duke ndihmuar të afërmit, por edhe ekonominë e vendit. Ata mbeten një potencial i madh për investime, duke pasur parasysh nivelin e lartë të ekspertizës dhe eksperiencën që kanë fituar në vendet, ku punojnë dhe jetojnë prej vitesh.

Gjithashtu, shqiptarët e diasporës kanë një rrjet të madh bashkëpunëtorësh, atë që ndryshe njihet si network dhe që është shumë i rëndësishëm në ekonomi, pasi bën të mundur sjelljen në Shqipëri të investitorëve të tjerë.

Por sa para kanë sjellë emigrantët shqiptarë në atdhe?

Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën rekordin e 929 milionë eurove. Këto flukse valutore janë përshpejtuar veçanërisht në katër vitet e fundit, që tregon për aktivizimin intensiv të emigrimit dhe faktit që janë emigrantët e rinj ata që po dërgojnë para në atdhe.

Ritmet e remitancave kanë qenë të larta edhe këtë vit, duke kapërcyer në fund të 6 mujorit të parë vlerën e 510 milionë euro, çka sinjalizon që në fund të 2024-ës do të kemi një rekord të ri të këtij treguesi.

Cilët janë sektorët që diaspora ka më shumë interes për të investuar?

Rezultojnë disa degë të ekonomisë, ku interesi është më i shtuar dhe ato janë: energjia; teknologjia e informacionit; turizmi dhe shërbimet financiare.

Por shqiptarët e diasporës hasin vështirësi për të investuar në Shqipëri, ashtu si edhe një pjesë e investitorëve të tjerë. Barriera që kanë të bëjnë kryesisht me konkurrencën e pandershme; korrupsionin; ndryshimet e shpeshta fiskale dhe mungesën e orientimit të investimeve./A2 CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme të tjera

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Bota

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Uncategorized

Nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Gazeta Publiku 2024

Exit mobile version