Trajneri i Romës, Ivan Juric, është afër shkarkimit pas disfatës së së dielës ndaj Veronës dhe mediat në Itali kanë tashmë një listë me kandidatët që mund ta zëvendësojnë atë.
Frank Lampard, Massimiliano Allegri dhe Paulo Sousa janë në atë listë të kandidatëve.
Disfata e largoi Romën në minus nëntë pikë nga vendet që të çojnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa janë pesë pikë nga zona e rrezikut. Për këtë arsye ka spekulime për shkarkimin e Juric.
Paulo Sousa, ish-trajneri i Fiorentinës dhe Salernitanës, është në listën e ngushtë për të ardhur në Olimpico edhe pse ka një kontratë me Shabab Al-Ahli, por edhe një klauzolë që Roma mund ta aktivizojë.
Lampard iu sugjerua edhe pronarëve të Romës, të cilët së fundmi blenë edhe Evertonin.
Përmendet edhe ish-trajneri i Chelseat dhe Brighton, Graham Potter, ndërsa kandidatë nga Italia janë Max Allegri, Roberto Mancini dhe Maurizio Sarri.
Opsioni më pak i mundshëm është në fakt ardhja e Roberto Mancinit.
Disa lojtarë po bëjnë thirrje për rikthimin e Daniele De Rossit, por pronarët e Romës po e injorojnë pasi e shkarkuan atë më pak se dy muaj më parë.