Lajme

Të shtëna me armë në Prizren – një i plagosur, arrestohet i dyshuari

Një incident i armatosur ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:30 është arrestuar një person mashkull kosovar i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një viktime mashkull, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Motivet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një armë zjarri pistoletë e tipit Zoraki, 8 fishekë dhe një gëzhojë, të cilat do të përdoren si dëshmi materiale në procesin hetimor.

Pas pranimit të ndihmës mjekësore dhe intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Uncategorized

Nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Bota

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.

Exit mobile version