Sport

Zyrtare: Erlind Krasniqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Feronikelit ‘74

Presidenti i Feronikelit ’74, Erlind Krasniqi, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ai mes tjerash tha se ka qenë një privilegj për të që ta drejtojë klubin, duke përmendur edhe sfidat nëpër të cilat kaluan së bashku.

Krasniqi tutje tha se në këtë sezon ata kanë hasur në disa vështirësi, por të cilat i kanë lënë anash falë ndihmës së donatorëve.

Për fund ai falenderoi kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovcin, për të cilin tha se i ka qëndruar pranë që prej marrjes në pronësi të klubit.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Në shoqëri të Artanit, Farukut, Brahimit, Lapidarit dhe Leutrim Krasniqit, vendosëm të ecim së bashku në rrugën e suksesit”.

“Pas vendimit për t’u bashkuar neve na u bashkua edhe kryetari i komunës z. Lladrovci i cili na ofroi mbështetjen e tij të plotë dhe donatorë të rinj, përkrahjen e gjithanshme dhe rregullimin e stadiumit dhe hapësirat përcjellëse, duke i krijuar kushtet ndër më të mirat për futbollistë në Kosovë”.

“Drejtimi i klubit nga ana ime, duke nisur si një 29 vjeçar, ka qenë nder e privilegj, por, edhe përgjegjësi e madhe në të njëjtën kohë. Jam i lumtur që me tërë përkushtimin dhe dashurinë ndaj klubit, kemi arritur të tejkalojmë shumë sfida”.

“Me bindjet tona të përbashkëta, se futja në Superligë është një fillim i ri dhe burim inkurajimi për sfidat që na prisnin, kemi qëndruar fort dhe me vendosmëri gjatë sezonit të kaluar në këtë arenë të nivelit të lartë”, ka shkruar Krasniqi mes tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme të tjera

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Bota

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Uncategorized

Nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Gazeta Publiku 2024

Exit mobile version