Sport

Muçi shënon, Rashica kthehet nga lëndimi – Besiktas fiton ndaj Malmos

Besiktasi ka shënuar fitore ndaj Malmos me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

Pas një pjesë të parë me raste, por pa gola, pjesa e dytë doli të jetë vendimtare për klubin turk.

Ndeshja u hap në minutën e 78-të kur Ernest Muçi gjeti rrjetën për 1-0.

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e lartë që po kalon këtë sezon.

Goli i qetësisë u shënua pas disa minutash nga Semih Kilicsoy (2-0), duke i dhënë Besiktasit fitoren e dytë në Ligën e Evropës. Mysafirët suedez shënuan me Soren Rieks në kohën shtesë, por kjo nuk solli ndonjë ndryshim.

Muçi ishte prej më të mirëve në fushë, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 8.3.

Pas një muaji mungesë në fushë u kthye edhe Milot Rashica, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të dhe qëndoi deri në fund në fushë.

Kujtojmë se Rashica kishte pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e Kosovës ndaj Qipros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme të tjera

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Bota

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Uncategorized

Nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Gazeta Publiku 2024

Exit mobile version