Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Qeveria e Kosovës mbështet dy projekte për komunitetet në rajonin e Prizrenit

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në dy lokalitete të rajonit të Prizrenit do të mbështesë projekte që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet.

Rexhepi ka bërë të ditur se këto projekte përfshijnë ndërtimin e një salle kulturore-sportive në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit dhe rregullimin e shtratit të lumit në Lubizhdë të Komunës së Prizrenit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë për Zhvillim Rajonal, do të mbështesë dy projekte të rëndësishme infrastrukturore që do të përmirësojnë jetën e komuniteteve lokale: Ndërtimi i sallës kulturore-sportive në Restelicë (komuna e Dragashit) – Salla e re do të ofrojë hapësirë për aktivitete sportive, kulturore dhe shoqërore, duke forcuar solidaritetin dhe identitetin e komunitetit; dhe Rregullimi i shtratit të lumit në Lubizhdë (komuna e Prizrenit) – Rregullimi i rrjedhës së lumit do të përmirësojë sigurinë, do të zvogëlojë rrezikun e përmbytjeve dhe do të kontribuojë në ruajtjen e natyrës”, ka njoftuar zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Me këto projekte, sipas saj, Qeveria tregon përkushtimin për zhvillim të barabartë dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme të tjera

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Bota

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores.

Uncategorized

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae consequatur, vel illum qui dolorem eum.

Uncategorized

Nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.